Misioni & Programi

Zhvillimi i nje ambienti demokratik dhe civil, në të cilin të rinjtë të jenë element kyc në vendimmarrje, në proceset e zhvillimit dhe proceset e  shoqërise civile ku ata bëjnë pjesë.

  • Inkurajon lëvizjen e shoqërise civile, fushatave ndërgjegjësuese, të cilat synojnë përmirësimin e politikave qeverisëse të lidhura me rininë, edukimin, shëndetin publik, mjedisin, barazinë gjinore,
  • Edukimi i të rinjve dhe ngritje kapacitetesh, (kryesisht përmes trajnimeve dhe edukatorëve bashkëmoshatare , të mësuarët e të rinjve nga të rinjtë).
  • Inkurajimi dhe promovimi i vullnetarizmit.
  • Zhvillon dhe mbështet iniciativat dhe fushatat e të rinjve.
  • Zhvillimin e potencialeve kulturore dhe nxitjen e shkëmbimit ndërkulturor.

Programi dhe Politikat e Qendrës: Për të realizuar objektivat që dalin nga ky mision, qendra rinore ka operuar me 5 programe që në fokus kanë:

  • Politikat rinore,
  • Edukimi joformal,
  • Pjesëmarrja dhe integrimi i rinisë,
  • Edukimi shëndetësor dhe parandalimi,
  • Të rinjtë dhe gratë në vendimmarrje.