Qendra ofron kurse për të rinjtë që duan të fitojnë aftësi të reja

Totalisht falas, kurset zhvillohen çdo javë në ambientet e qendrës të ndërthurura dhe me praktikë në terren. Çdo kurs udhëhiqet nga një ekspert i fushës.

Kursi i Fotografisë

Mesoni si te perdorni nje aparat profesional dhe te kompozoni foto.

Kursi i Aktrimit

Mesoni si te menaxhoni gjuhen e trupit dhe te interpretoni bazat e aktrimit profesional

Kursi i Gazetarisë

Nje trajnim disa javor qe perfshin bazat e gazetarise i perpiluar ne suport te tezave,eseve, detyrat e kursit me tema psikologjike dhe te gazetarise

Dhjetra Aktivitete të Organizuara prej fillimit

Shkolla verore, Flash Mob, Sporti Për Zhvillim, No Hate Speech etj. Për më shumë informacion shkoni në faqen e aktiviteteve tona.

Aktivitetet tona

Grupi i Debatit

Të rinjtë e grupit të debatit kanë takime të përjavshme ku sjellin diskutime të ndryshme bazuar në temat aktuale.

Grupi i debatit

Grupi i debatit aftëson të rinjtë për komunikim dhe nxit formulimin e mendimit kritik. Metodologjitë e përdorura si Karl Poper , Debat Parlamentar, AMUN etj. të cilat u janë ofruar të rinjve nga lektorë të ndryshëm ndër vite dhe nga vullnetarë të Peace Corps në Shqipëri. Pjesëmarrja në konkurse të debatit Kombëtar dhe ndërkombëtar ndër vite ka bërë të mundur që të rinjtë e qendrës Epoka e Re të shfaqin aftësitë e tyre në rang Kombëtar dhe Ndërkombëtar.

Grupi Ambientalist

Ndërgjegjësim dhe lobim për çështjet mjedisore që na prekin të gjithëve.

Grupi Ambientalist

I krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e Ambasadës Amerikane ka për qëllim edukimin e të rinjve për çështjet mjedisore dhe ndërmarrjen e fushatave ndërgjegjësuese në komunitet. Ndër këto mund të përmendim: pastimin e qytetit , mbjellje pemësh , riciklim , pastrim të plazheve publike, Qyteti pa makina , Dita e qyteteve të pastra, Dita e Tokës etj. Mesatarisht në këtë grup marrin pjesë 25 të rinj aktivë të cilët angazhohen vazhdimisht.

Pak informacion rreth qendrës sonë

Qendra Rinore “Epoka e Re” organizon aktivitete dhe ofron shërbime për të rinj të moshës 14 – 29 vjec. Qendra është hapur në vitin 2005 me qëllim kryesor adresimin e nevojave të të rinjve pranë qeverisë lokale, fuqizimin e tyre për të ndërmarrë aktivitete dhe për t’u vetëorganizuar, në mënyrë që të bëhen një pjesë aktive në komunitet.

Lexoni më shumë

Postimet e fundit